Edhe 450 pjesëtar të ri do t’i shtohen Policisë së Kosovës këtë vit, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi me organet e MPB’së. Këta 450 policë të ri do t’i shtohen menjëherë terrenit dhe do të merren me situatë pandemisë në vend.
Po ashtu, mësohet se tashmë këta policë kanë përfunduar trajnimet e nevojshme me sukses në Vushtrri.//gazetametro.net



