13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Mustafa premton liberalizimin e vizave në muajt e parë të Qeverisë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se në muajt e parë të mandatit të qeverisë së ardhshme, do të ndodhë liberalizimi i vizave, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë për kritere të tjera për vizat.

Ai në RTV21 e ka quajtur si të paarsyeshme zvarritjen e këtij procesi ai nuk e përjashtoi mundësinë që mund të kërkohen edhe kritere të tjera, por që nëse do të ndodhte një gjë e tillë sipas tij do të ishte e padrejtë.

Megjithatë Mustafa u shpreh optimist se liberalizmi i vizave do të ndodh.

“Jam i bindur që do të ndodh themi në muajt e parë, fillimit të mandatit të qeverisë së ardhshme dhe unë konsideroj që edhe ajo ndodhje duhet të bëhet e ndërlidhur edhe me dialogun.”, tha Mustafa.

Kujtojmë që edhe Ramush Haradinaj pati premtuar se në muajt e parë të mandatit të tij do të liberalizojë vizat për Kosovën./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT