Një veturë me targa vendore, ka goditur një shtyllë të betonit në Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë ngasësin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion./IndeksOnline/




