I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në paraqitjen që e pati në Bibliotekën Kombëtare, ka folur për liderin e VV’së, Albin Kurti, duke treguar edhe arsyet se pse nuk është takuar me të, shkruan Gazeta Metro.
Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.
“Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, tha ai.
“Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup”.
Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.
“Kurti duhet ta integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA’të”, shton i njëjti.