Gazetarja Arbana Xharra ka kritikuar personat që bënin thirrje për protesta kundër ambasadorit Qëndrim Gashi, por jo edhe për mbi dy milionë eurot që dyshohet se u vodhën nga Thesari i shtetit, shkruan Gazeta Metro.
Xharra përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se Kosova po del në mbështetje të terroristave islamist, kundër vlerave të Perëndimit.
“Nuk beni thirrje per protesta qe vidhen miliona euro, po per ambasadorin e Kosoves ne France i cili shprendau nje shkrim ku raportohet se nje terrorist islamist ia heki kryet nje profesori francez.”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Nuk beni thirrje per protesta qe vidhen miliona euro, po per ambasadorin e Kosoves ne France i cili shprendau nje shkrim ku raportohet se nje terrorist islamist ia heki kryet nje profesori francez. A eshte kjo Kosova qe 20 vjet me pare u cu krejte Perendimi ne kembe me na shpetu prej terrorit te Serbise. Sot dalim ne mbeshtetje te terroristeve islamist kunder vlerave te Perendimit./gazetametro.net



