20.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vdes këngëtari shqiptar në një aksident me veturë: Ishte duke folur ‘live’ në kamerë

Në një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, ku ka mbetur i vdekur këngëtari shqiptar Erjon Beli, shkruan Gazeta Metro.

Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Erjon Beli, ka dalë nga rrruga dhe ka goditur bordurën. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 30 vjeç.

Burime bëjnë me dije se Beli ka qenë muzikant, këngëtar tallavaje, dhe në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë duke bërë video live nërrjetet sociale.

Pikërisht hutimi duke u marrë me telefonin i ka shkaktuar vdekjen të riut, ndërsa bilanci nga aksidentet në vendin tonë vijon të jetë i frikshëm.

Informacioni paraprak:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT