11.6 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon punëtorë në këtë pozitë: Paga gati 30 mijë euro në vit

Ambasada amerikane në Kosovë ka hapur konkurs për një vend të lirë pune, shkruan Gazeta Metro. Në njoftimin e Ambasadës bëhet thirrje që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendin e punës si Specialist Ligjor. Siç thuhet në njoftim, puna për këtë pozitë është 40 orë në javë, teksa tregohen edhe kriteret e kërkuara.

Kurse, paga është rreth 29.105 euro në vit. Procedurën dhe plotësimin e aplikimit mund ta bëni duke klikuar KËTU, ndërsa aplikacionet do të pranohen vetëm deri më 30 tetor 2020./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT