Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik.
Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.



