11.6 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Freskët po jo me shi: Kështu do të jetë moti në ditët në vazhdim

Në dy ditët e ardhshme do të vazhdojë situatë e ngjashme meteorologjike, shkruan Gazeta Metro.

Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë me ngrica të lehta. Mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell parashihet të mbretërojë deri në fundjavë, e nga dita e diel priten mundësi për reshje shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.

Shkaku i motit stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët e ardhshme ndotësit ajror mbeten të bllokuar pranë sipërfaqës tokësore, kështuqë cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet e kohëpaskohe mund të kaloj në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT