20.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: Thaçi, Çitaku, Rama dhe Vuçiq kanë punuar për ndarje të Kosovës

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroi Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.

Para mediave, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe Ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

“ Plot zyrtarë ty Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh qoftë, Vlora, Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaci, Rama, Vuciq”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT