22.2 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vetëvendosje i del në përkrahje Vlora Çitakut pasi ajo e mbrojti Albin Kurtin para Ivica Dacicit

Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbrojti Albin Kurtin pas akuzave të kryediplomatit të Serbisë, Ivica Dacicit se ai nuk e dëshiron flamurin e Kosovës dhe se nuk do ta mban në zyre, transmeton Gazeta Metro.

Çitaku i tha Dacicit se Albin Kurti do ta mban flamurin e Kosovë në zyrën e tij dhe i ka kujtuar se Dacic sa ishte ministër i Milosevicit e kishte mbajtur në burg Kurtin.

E për këtë, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dega në Prizren, Artan Abrashi, e ka përshëndetur fjalimin e sotëm të Vlora Çitakut dhe ka shprehur respekt për qëndrimin e Çitakut në OKB.

“Qëndrim për t’u përshëndetur #respekt”, ka thënë Abrashi, teksa ka shpërndarë fjalimin e Çitakut në seancën raportuese për Kosovën në KS të OKB-së../gazetametro.net

TË FUNDIT

Djali rrah nënën dhe arratiset

spot_img
spot_img

TË FUNDIT