1.3 C
Mitrovice
E shtunë, 3 Janar, 2026
spot_img

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, ndërsa dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Ndërkaq për nesër është paralajmëruar edhe për vërshime në rajonin e Dukagjinit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT