13.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nënkryetari Mujka priti në takim ambasadorin norvegjez Grondahl

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim pune ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl. Në këtë takim është biseduar lidhur me situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe gjendjen e krijuar nga virusi CoVid-19 në qytetin e Mitrovicës.

Fillimisht nënkryetari Mujka ka falënderuar për vizitën dhe interesimin e ambasadorit norvegjez për komunën tonë, duke e njoftuar atë lidhur me qeverisjen në Mitrovicë, sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet që do të realizohen.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për integrimin e komuniteteve pakicë në Mitrovicë, me ç’ rast nënkryetari Mujka ka potencuar se komunitetet në qytetin tonë janë të inkuadruara në shoqëri, dhe se komuna në vazhdimësi është duke u ndihmuar atyre në sigurimin e kushteve më të mira për jetesë, siç është rregullimi i infrastrukturës, sigurimi i ujit të pijes, mirëmbajtja e ambientit e të tjera.

Në fund, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të përbashkët në realizimin e projekteve të ardhshme në fushën e qeverisjes lokale, që synojnë një jetë më të mirë dhe kualitative për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, si dhe mundësinë që ambasada norvegjeze të startoj me ndihmën ekonomike për kompanitë e vogla dhe të mesme, dhe start up projekte të ndryshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT