1.1 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Bekim Jashari uron Haxhi Krasniqin: E quan Ambasador të kombit dhe shtetit

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e ka uruar për fitoren Haxhi Robin Krasniqi. Jashari e quajti atë Ambasadorët të kombit dhe shtetit tonë, shkruan Gazeta Metro.

Haxhi Robin Krasniqi mbrëmë fitoi titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme WBA/IBO derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në raundin e tretë.

E për këtë fitore ka shkruar edhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari i ka kushtuar një postim fitores së mbrëmshme të Robin Krasniqit, ku e quajti atë Ambasador të shtetit dhe kombit tonë.

“Urime kampion Robin Krasniqi! Ambasador i kombit dhe shtetit tonë!”, ka shkruar Jashari duke i bashkangjitur një fotografi të Krasniqit përpara shtëpisë së Jasharëve në Prekaz.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT