0.4 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Trump i shkruan letër edhe kryeministrit Hoti, kjo është përmbajtja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, transmeton Gazeta Metro.

Trumpi e ka falënderuar Hotin për takimin në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se pret që ta forcojnë partneritetin mes dy vendeve.

E vlerësoj dhe e ndaj zotimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në botë. Unë mezi pres të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, shkroi Trump.

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT