0.4 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

​LDK siguron 61 vota, të hënën seancë për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Lidhja Demokratike e Kosovës, si duket i ka siguruar votat për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se në emër të 61 despotëve nënshkrues ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10 .

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Kujtojmë se sot për herë të gjashtë dështoi votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT