8.4 C
Mitrovice
E premte, 16 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Edhe PDK përmend disa sondazhe: Jemi në garë për vendin e parë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se kjo parti është kthye në garë për vendin e parë.

Kjo sipas tij është konfirmuar nga hulumtimet dhe analizat që po bëhen nga palët e treta. Sipas Bytyçit rikthimi i PDK-së ka ndodhur pas disa vendimeve që mori kryetari i kësaj partie, e që një preh tyre ishte edhe qëndrimi në opozitë.

Postimi i plotë:

Hulumtimet dhe analizat nga palët e treta po tregojnë qartë se PDK është duke u rikthyer.

Edhe PO! Ne jemi në garë për vendin e parë, shumë më shpejtë se që kishim pritur, por këtu edhe duhet të pranojmë se tri vendimet e kryetarit të partisë, z. Veseli e ka kthyer besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

1. Shkuarje në opozitë me dinjitet e pak fjalë.
2. Qasja konstruktive se jemi opozitë ndaj qeverise (Kurti/Hoti), por jo opozitë ndaj shtetit të Kosovës.
3. PDK në vazhdimësi po ofron zgjidhje e propozime për çështjet me interes për qytetarët. Jo fjalë por zgjidhje të ofruara me shkrim.

Edhe reforma në parti po jep rezultate. Për të gjithë neve, ky është një lajm i mirë, e sidomos për vendin. Por, ne duhet të vazhdojmë me qasjen e duhur në opozitë, por edhe reformën e thellë ndaj segmenteve që në vazhdimësi po e pengojnë rritjen tonë politike.

Për më pak se një vit, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se vendi ynë ka nevojë për një qeveri që di të marrë vendime, e jo një qeveri që flet shumë e propagandon, por kryen pak punë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT