Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas deklaratave skandaloze të diplomatit serb, Ivica Dacic, i cili publikisht kërcënoj serbët që ishin të gatshëm të tregonin vendodhjen e varreve masive në Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadorja, Vlora Çitaku, ka qenë e ashpër ndaj kësaj deklarate të Dacic’it.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi.
Çitaku ka përmendur fatkin se që nga përfundimi i luftës edhe mbi 1 mijë kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.
Tutje Çitaku ka thënë kritikuar ndërkombëtarët për heshtjen e tyre ndaj deklaratave të Dacic.
Postimi i plotë:
Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi
Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare
Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99.
Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ende s’ka përgjigjigje../gazetametro.net