-7.1 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Veseli: Nga tetori i prezantojmë kandidatët për kryetarë komunash, nga PDK-ja!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nga tetori do të bëhen publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, që do të garojnë vitin e ardhshëm.

Në një konferencë shtypi, Veseli ka theksuar se komunat që udhëhiqen nga PDK-ja janë liderë për punën e tyre.

“Drenas… në mesin e 10 komunave, është edhe ajo e Ferizajt, nga Agim Aliu dhe ajo e Kaçanikut po ashtu edhe Shtimja. Janë të gjitha këto që qeverisen pa korrupsion”, është shprehur ai.

“Që nga muaji i ardhshëm do të bëjmë publikimin e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë shumicën absolute në Republikën e Kosovës”, është shprehur ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT