7.3 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kujdes nga paratë fals, vetëm dje në 4 raste u mashtruan qytetarët

Gjatë ditës së djeshme policia për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se në 2 qytete të Kosovës, saktësisht në Fushë-Kosovë dhe Lipjan, në katër raste të ndara janë mashtruar qytetarët me para të falsifikuara, raporton IndeksOnline.

Rasti i parë i raportuar ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Ndërsa rasti i dytë i raportuar është në Lipjan, ku ankuesi mashkull ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe në këtë rast monedha është konfiskuar.

Një tjetër rast ka ndodhur sërish në Komunën e Lipjanit, ku një qytetare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka parë një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti i katër i raportuar është në Fushë-Kosovës, ku një qytetare ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe në këto dy raste paratë janë konfiskuar, ndërsa policia kryen hetimet për to./IndeksOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT