Shërbimi i gjendjes civile në administratën e komunës së Mitrovicës edhe gjatë kohës së pandemisë ka bërë punë efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
Drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani, ka njoftuar se gjatë kësaj periode, zyrtarët e gjendjes civile kanë arritur më sukses të ofrojnë shërbime të ndryshe duke mundësuar që qytetarët të pajisen me dokumentet e nevojshme.
Më tutje drejtoresha Sylejmani, ka bërë të ditur se kjo drejtori ka vendosur që edhe përgjatë kohës së pauzës tani e tutje zyrtarët komunal të ofrojnë shërbime për qytetarë, në mënyrë që të shmanget fluksi i madh i qytetarëve dhe kështu të kontribuojmë në sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.
“Modernizimi i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit ka bërë që administrata komunale tani e tutje do të punojë me intensitet të shtuar edhe në kohën e pauzës, për të ofruar shërbime efikase, me qëllim që të parandalojmë fluksin e qytetarëve në hapësirat e objektit komunal”, ka thënë drejtoresha Sylejmani.


