Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë vetëm në Uashington, shkruan GazetaMetro.
Thaçi ka thënë se janë humbje dhe përpjekje të kota tentimi për njohje të pavarësisë së Serbisë nga Bashkimi Evropian, sipas tij Serbinë mund ta detyroj vetëm SHBA që ta njeh Kosovën.
Po ashtu, Thaçi tha se presidenti Donald Trump dhe i dërguari i tij, Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë realizuan një marrëveshje që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë.
“Ajo që na bën neve shumë të lumtur e krenarë, pas përpjekjeve të shumta kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpi të Bardhë, pra erdhi përmes Uashingtonit. Do të kemi më tepër paqe. Në kohën kur (emisari i SHBA-së për dialogun) Richard Grenell e filloi, ishim shumë skeptik. Kur ai përpiqej të ndodhte kjo që ndodhi tani, ne kishim shpresën dhe optimizmin se ishte adresa e duhur dhe mund të finalizohej në Shtëpi të Bardhë.Presidenti Trump bëri të pamundurën që të ndodhë e mundura. Bëri atë që tjerët për 20 vjet nuk e bënë. Derisa shihet se po mund të ndodhë normalizimi ekonomik në Uashington, kam besim se mund të ndodhë edhe normalizimi politik dhe njohja reciproke mund të ndodhë vetëm në Uashington. Përpjekjet tjera janë të kota. Janë humbje kohe”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka deklaruar se njohja nga Izraeli forcon edhe më shumë Kosovën si shtet, këto komente ai i bëri me rastin e Vitit të Ri Hebraik.
“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Thaçi.//gazetametro.net


