4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Publikohet ‘Ring Ring’ nga Varrosi dhe Dafina Zeqiri, kjo e fundit shfaqet e mbuluar me para!

Këngëtarja Dafina Zeqiri, tashmë disa ditë ka paralajmëruar se do të sjellë diçka të re në kuadër të projekteve muzikore.

Me fotosesione të publikuara në Instagramin e saj, ajo ka bërë të ditur se kënga mban titullin ‘Ring Ring’, në bashkëpunim me ‘Varrosin‘,  shkruan GazetaBlic.

E veshur me fustan ngjyrë të kuqe, dhe çizme të gjata me të njëjtën ngjyrë, artistja sot kishte  publikuar foto duke shkruar : ‘Ring ring’…. 19:00‘. Ajo ka zgjedhur një ambient komod për të pozuar.

Këtë këngë e publikoi me videoklip, duke zgjedhur një veshje provokative dhe atraktive. Me makina luksoze dhe e mbuluar me para Dafina ka xhiruar videoklipin bashkë me reprin e labelit OTR, Varrosin. Artistja, ka qenë aktive gjatë verës me këngë, po ashtu e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. Edhe pse sezona e verës ka përfunduar, Dafina vazhdon të performojë, sonte do jetë në Zvicër.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT