-6.9 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Udhëtim pa viza për në SHBA 45 ditë pas marrëveshjes, Grenell: Nuk është e vërtetë

45 ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, është thënë se të dy shtetet mund të udhëtojnë pa viza për në SHBA.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë ditës së djeshme tha se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin “Visa Waiver Program” për heqjen e vizave me Amerikën.

“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.

Por këtë gjë ambasadori, Richard Grenell e ka hedhur poshtë. Përmes një postimi në Twitter, Grenell shkurt ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë.

Kosova dhe Serbia dje kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

TË FUNDIT

TË FUNDIT