-3.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Bien temperaturat në Kosovë

Gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

Të enjten do të ketë shi me intensitet të ulët edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellë me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT