-8.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Mospajtimet e partnerëve të koalicionit: Haradinaj, Mustafa e Limaj i shkojnë Hotit në zyrë

Gjatë ditës së nesërme pritet që Kryeministri Avdullah Hoti të zhvillojë një takim me krerët e partive politike në koalicion, LDK-AAK-NISMA, shkruan Gazeta Metro.

Takimi do të zhvillohet nesër në objektin e Qeverisë mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Avdullah Hotit. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga AAK.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e AAK’së, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se këtyre ditëve ka pasur përplasje brenda koalicion qeverisës, që fillimisht patën disa mospajtime mes Hotit e AAK’së për dialogun me Serbinë, e u intensifikuan pasi ushtarë serbë u panë në Karacevë të Kamenicës.

Haradinaj një ditë pas alarmit të banorëve të Karacevës, shkoi pranë vijës kufitare me Serbinë, e kryeministri Hoti këtë e quajti “defilim”. Ndërkaq, vlen të theksohet se sot kreu i LDK’së, Isa Mustafa tha se sa i përket pozitës së mundshme të presidentit, do ta diskutojnë me të gjitha partitë në vend, e jo vetëm me ato koalicionit.

Kjo “shuan” shpresat e Haradinajt për këtë pozitë, për të cilën ditë më parë edhe zyrtarisht tha se do të kandidojë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT