11.9 C
Mitrovice
E martë, 13 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Policia jep detaje për aksionin në Mitrovicë: Mbyllen lokale, konfiskohen armë, kapen shtetase të huaja

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion mbrëmë  me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka folur për Gazetën Metro, ka treguar se policia ka ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme.

“Policia e Kosovës, me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, Inspektoreve te punës, zyrtarëve te ATK’se dhe Inspektoreve të MTI’së, si dhe njësive tjera te profilizuara ne kuadër te PK’së, në intervale te ndryshme kohore ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme”, ka thënë Kelani.

Ai tutje ka treguar se ky aksion është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhënë.

“Plani Operativ ‘Tetori- 2019’ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku jane kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, jane konfiskuar mjete të ndryshne armë të ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase të huaja duke punuar pa leje pune. Për informacione dhe detaje rreth ketij operacioni do të njoftoheni”, përfundoi Kelani./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT