Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një grua nga Prishtina, shkruan Gazeta Metro.
Viktima është nga Komuna e Prishtinës. Ajo nuk arriti ta fitojë betejën me koronavirusin.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e saj, përmes disa postimeve në Facebook.
“Sot, na la përgjithmonë motërloçka jonë, e cila nuk mundi t‘i bëjë ballë sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19”, ka shkruar vëllai i saj në Facebook.
Vlen të theksohet se kohëve të fundit është rritur shumë numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë./gazetametro.net





