15.1 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Ministri Abrashi: Rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë do ta vazhdojmë deri në Jarinjë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, po qëndrojnë në Vushtrri për të inspektuar punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryeministri Hoti tha se rëndësia e kësaj rruge është jashtëzakonisht e madhe pasi që lidh disa qytete me kryeqytetin.
Ai po ashtu konsideroj se vonesat janë të mëdha por që tash e kanë marrë me seriozitet të lartë.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bëri të ditur se ky segment është në përfundim e sipër kurse do të vazhdojnë me punë edhe për vazhdimin e rrugës nga Smrekonica në Jarinje për ta shndërruar këtë rrugë në aks ndërkombëtar.

Po ashtu edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se komuna e drejtuar nga ai ka bërë çdo gjë për të lehtësuar procedurat e shpronësimit për t’i hapur rrugë ndërtimit të kësaj rruge. /Veriu.info./

TË FUNDIT

TË FUNDIT