Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot është takuar me artistët dhe sportistët duke thënë se në mesin e tyre është ndie më shumë kreativ dhe më shumë kondicion.
Kurti që doli i pari nga zgjedhjet e 6 tetorit tha se me marrjen e mandatit do ta ndërtojë shtetin për të gjithë ata që do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve.
Ja postimi i plotë:
Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh.
Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet.
Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve.