-0.4 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Bahtiri kundërshton ashpër gjendjen e jashtëzakonshme, i del në mbrojtje edhe Vjosa Osmanit

Diskutimi mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas përhapjes së COVID-19 ka nxitur reagime të shumta duke kundërshtuar këtë mundësi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar këtë iniciativë duke thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ketë pasoja më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë.

“Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës” – ka shkruar Bahtiri.

Ai po ashtu ka dënuar sulmin e mbrëmshmëm ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë.

Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës.

Njëkohësisht, dënoj ashpër sulmin që iu bë mbrëmë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani nga një deputet. Veprime të tilla nuk kanë vend në Kuvendin e Kosovës, aq më pak ndaj një zonje të respektuar siç është Vjosa Osmani.

AB

TË FUNDIT

TË FUNDIT