Edhe tre persona kanë vdekur në Kosovë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se sot kanë vdekur edhe tre persona nga koronavirusi duke e quar numrin e përgjithshëm në 82.
Edhe këta tre persona që kanë vdekur nga koronavirusi sot kanë pasur sëmundje shoqëruese sipas IKSHPK’së.
Kujtojmë se vetëm sot në Kosovë janë shënuar edhe 183 raste të reja me koronavirus, numri total i rasteve pozitive 3.886 rast.//gazetametro.net






