13 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

40 anëtarë u vranë dhe u masakruan në luftë, Presidenti Thaçi viziton familjen Muqolli nga Pokleku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë vikend ka vendosur ta shfrytëzojë për vizitën që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme te familja Muqolli në Poklek të Drenasit, shkruan Gazeta Metro.

Familjes Muqolli i janë vrarë dhe masakruar 40 anëtarë, më 17 prill të vitit 1999 gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, për çka edhe i pari i shtetit vazhdon t’i nderojë dhe të mos i lë anash vizitat tek ta.

Siç shkruan Thaçi në Facebook, gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm. HTH”, ka shkruar ai. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT