2.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Nuk dorëzohet Labi: Paralajmëron krijimin e një partie që do të drejtohet nga ai

Labinot Tahiri, sh-deputeti i AKR’së që në zgjedhjet e fundit garoi në zgjedhjet e fundit në listën e AAK’së, ka bërë të ditur se mund të formojë një parti që do të drejtohet nga ai, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri, i cili thotë se ka siguruar rreth 4 mijë vota, pret që të dalin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor e pastaj të vendosë për të ardhmen e tij politike.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, por do të pres deri sa të dalin rezultatet e KQZ’së, do të vendos rrugëtimin tim”

Ish-deputeti, i pyetur nëse do të qëndrojë me AAK’në ka thënë se ‘90 për qind jo’.

Ai nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të tij, nëse nuk përshtatet me asnjë subjekt politik.

“Pse të mos e krijojë një parti, me njerëz që duan të punojnë sinqerisht për popullin”, ka thënë Tahiri në T7.

“Unë vetëm dua t’i ndihmojë vendin tim, dhe herëdokur do të futem në histori, për politikë është fjala”, ka shtuar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT