Edhe 140 personave të dyshuar se janë prekur nga Covid-19 nga komuna e Prishtinës, pritet të iu dalin rezultatet sot, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas konfirmimit të 44 rasteve të reja pozitive me koronavirus në kryeqytet.
“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.
E komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.
Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.
Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48. /gazetametro.net




