-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Vdes një 13 vjeçare nga Komorani: Mbytet në pishinë




Një vajzë e moshës 13 vjeçare nga Komorani i Drenasit ka humbur jetën sot në një pishinë, shkruan Gazeta Metro.

Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin për Gazetën Metro, duke njoftuar tutje se policia është duke bërë hetimet në lidhje me këtë ngjarje që ndodhi gjatë pasdites së sotme.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht. /gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT