-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Eurodeputeti jep lajmin e mirë: Gjermania mund të heq vizat për Kosovën këtë vit



Të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar nga Kosova, madje edhe kritere plotësuese që janë kërkuar, këtë e ka pranuar edhe vet Bashkim Evropian, shkruan Gazeta Metro.

Por, sikurse kryeministri Avdullah Hoti, sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit 2020 po jep edhe shteti i Gjermanisë.

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl është njëri nga nënshkruesit e letrës që deputetët e PE’së i kanë dërguar kancelares Angela Merkel me kërkesën për të hequr vizat për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE’së që fillon nga 1 korriku.

Mandl ka shkruar në Twitter se është e turpshme se si kosovarët janë të vetmit në Ballkan që akoma s’mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen të BE’s.

“Popujt e të gjitha shteteve të Ballkanit mund të vizitojnë BE’në pa viza. Të gjitha shtetet? Jo. Populli i Kosovës akoma duhet të përgatisë dokumente dhe të paguajë për të vizituar shokët dhe familjarët. Ndonjëherë ata refuzohen. Turp. Presidenca gjermane mund të luaj një rol kyç për të rregulluar këtë” , ka shkruar Mandl.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat shumë shpejt për shkak se ka një pajtueshmëri mes grupimeve politike në Parlamentin Evropian.

Hoti ka thënë se ka shpresa të mira për liberalizimin e vizave pasi shteti i Gjermanisë do merr kryesimin e Bashkimit Evropian dhe  se kjo është një lajm i mirë për Kosovën.//gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT