Nga data 28 qershor do të rifillojnë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këtë vendim që u mor sonte në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla e cila njoftoi se rifillimi i fluturimeve do të bëhet duke respektuar rekomandimet shëndetësore.
“Mirësevini bashkëatdhetarë! Me 28 qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, do të rifillojë fluturimet, duke respektuar masat e institucioneve shëndetësore. Kosovës, ju i jepni gjallëri e shpirt!”, ka shkruar ajo në Facebook.






