Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar bashkëpartiakët e saj se qeveria Hoti nuk do ta ketë jetën e gjatë.
Osmani ka paraparë se brenda këtij viti do të rrëzohet qeveria që udhëhiqet nga LDK, parti kjo e cila e largoi para pak ditësh nga detyrat kryesore që mbante në parti, atë të nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.
“Brenda një viti, mund të vijë Qeveria e re”, ka deklaruar Osmani ndërsa , shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme në vazhdimësi e ka quajtur Avdullah Hotin kryeministër “Koti”. /Reporteri.net/.






