2.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Me këngën ‘Shqipëri nëna ime’, Granit Xhaka kujton golin ndaj Serbisë




Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka kujtuar golin e famshëm të tij të shënuar ndaj Serbisë para dy viteve, transmeton Gazeta Metro.

Më 22 qershor të vitit 2018, në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rusi ishin takuar Zvicra dhe Serbia, ku fitore kishin shënuar helvetikët me rezultatin 2-1.

Zvicra e kishte fituar këtë ndeshjen me golat e dy futbollistëve nga Kosova, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, të cilët nuk kishin hezituar të festonin golat e tyre, duke bërë shqiponjën me duar.

Pas dy viteve, ylli i Arsenalit ka kujtuar këtë gol, të cilin e cilëson si një nga golat më të mirë të tij të shënuar deri më tash.

“Sot, dy vite më parë ishte një ditë e veçantë për mua. Një nga golat e mi më të mirë ndonjëherë. Koha kalon – kujtimet mbesin përgjithmonë” – ka shkruar Xhaka në ‘Instagram’. /gazetametro.net



TË FUNDIT

TË FUNDIT