2.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçit mund t’i mundësohet edhe për një mandat të jetë President i Kosovës



Presidentit aktual i Kosovës Hashim Thaçit, mund t’i  mundësohet edhe për një mandat të jetë në krye të vendit me ndryshimin e Kushtetutës duke i dhënë të drejtë qytetarëve të zgjedhin atë, shkruan Gazeta Metro.

LDK’ja me partnerët qeverisës dhe me ndihmën e PDK’së, pritet që brenda këtij viti të reazlizojnë këtë kerkesë të kahmotëshme të Thaçit që presidenti të zgjedhet përmes votës së qytetarëve. Për votimin e Presidentit të vendit nga qytetarët e Republikës së Kosovës është pajtuar edhe AAK’ja me Ramush Haradinaj, i cili tha se është pro kësaj ideje.

“Ne e kemi propozuar, ka vite dhe kemi marrë pjesë në ato diskutimet e atëhershme përmes partive për ndryshime të Ligjit Zgjedhor. Janë disa ndryshime të nevojshme, duhet edhe një herë të kthejmë diskutimin për mënyrën e të zgjedhjes të zgjedhurëve. Veçanërisht për presidentin, e që ne kemi propozuar qysh atëherë të zgjidhet direkt nga qytetarët…të gjithë garojnë atëherë, nuk është kjo garë e kufizuar, garon presidenti Thaçi, por garojnë edhe të gjithë tjerët”, ka thënë Haradinaj për Kosovapress.

Ndërsa, nga LDK’ja thonë se ende nuk kanë një qëndrim rreth kësaj çështje, megjithatë ndryshimet Kushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore, janë edhe në programin qeverisës së kryeministrit, Avdullah Hoti. Partneri kryesor qeverisës i këtij të fundit, është kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se përkrahë një ide të tillë.

Kujtojmë, që PDK’ja kishte propozuar më herët që Presidenti i vendit të zgjdhet përmes votës së qytetarëve. Ndërsa, kategorikisht kundër kësaj ideje ishte Albin Kurti./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT