-0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Tha se mjekët janë vrasësit më të mëdhenj: Oda e Mjekëve kërkon të dënohet Hetem Ramadani




OMK- Oda e Mjekëve të Kosovës kërkon hetim ndaj të ashtuqujaturit mjek popullor Hetem Ramadani, pas deklaratave fyese ndaj tyre, ku tha se mjekët janë vrasësit më të mëdhenj në botë, shkruan Gazeta Metro.

Mjekët e Kosovës në një reagim të përbashkët kanë kërkuar të dënohet Ramadani, dhe sipas tyre ai mund të dënohet nga 2-10 vjet burg. Kjo vjen pasi Hetem Ramadani në një studio televizive tha se mjekët me mosdijen e tyre po bëhen shkaktarë të vdekjes së shumë pacientëve.

“Mjekët janë një ndër vrasësit më të mëdhenjtë në botë për shkak të gabimeve, për shkak të mosdijes, për shkak të interesave që janë në agjentë të farmacisë”, kishte thënë Hetemi në Rubikon.

“Pasoja esenciale e deklarimeve të tilla është paragjykimi ndaj profilit të mjekut, duke ndikuar në rapartin mes të mjekut dhe pacientit, përmes të cenimit të besueshmërisë së prezumuar”, thuhet në reagimin e OKM.’së.

Ky është reagimi i plotë:

Oda e Mjekëve përmes këtij reagimi dënon ashpër një deklaratë të tillë e cila paraqet akuzë të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit mjekësor. Për veprime që përbëjnë krime të rënda siç është privimi i njerëzve nga jeta.

Pasoja esenciale e deklarimeve të tilla është paragjykimi ndaj profilit të mjekut, duke ndikuar në rapartin mes të mjekut dhe pacientit, përmes të cenimit të besueshmërisë së prezumuar.

Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se kohëve të fundit jemi përballur me pandeminë Covid-19 dhe kontributin e madh të mjekëve në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, OMK nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mjekut, i cili si profesionist shëndetësor kujdeset për jetën e qytetarëve duke i rrezikuar jetërat e tyre në angazhimin e luftimit të situatave të tilla të cilat rëndojnë shëndetin e qytetarëve të vendit tonë.

Pohimet e tilla përbëjnë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, e sakonksounuar me Kodin Penal të Kosovës. Ne konsiderojmë se organet ligj-zbatuese duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar çfarëdo paragjykimi dhe shkaktim të pasojave të \kundërligjshme përfshirë ato që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit”, thuhet në reagimin e OMK-së./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT