0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Sot regjistrohen 83 raste të reja me Covid-19 dhe pesë persona shërohen nga virusi




83 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se kaq persona kanë rezultuar pozitiv nga 457 mostra të marra gjatë ditës, transmeton Klan Kosova.

Në 24 orët e fundit nga Covid-19 janë shëruar pesë persona.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në kumtesë.


TË FUNDIT

TË FUNDIT