0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Ekskluzive: Nënkryetari i Beogradit vizitoi sot Mitrovicën e Veriut, bën fushatë për Vuçiqin



Serbia është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ato planifikohen që të mbahen më 21 qershor, e ani se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar ende nëse ato do të lejohen në Kosovë, në komunat me shumicë serbe, po mbahet edhe fushatë, shkruan gazeta Infokus.

Madje, këtë të enjte, Mitrovicën e Veriut, e ka vizituar vet nënkryetari i Beogradit Goran Vesiq.

Ai ka vizituar edhe stendat e vendosura në këtë komunë, ku bëhet thirrje për ta votuar partinë SNS të Aleksandar Vuçiq.

“Nuk ka vend më të rëndësishëm për të dërguar një mesazh pse zgjedhjet në Serbi janë kaq të rëndësisshme sesa Mitrovica e Kosovës dhe Kosova dhe Metohija. Veç këtu mund të shohim se pse është kaq e rëndësishme se pse Serbia duhet të votoj më 21 qershor, e të zgjedh qeveri të qëndrueshme e cila do të vazhdoj me reforma e ndryshima të cilat filluan qysh në vitin 2012”, tha Vesiq në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa, Vesiq ju ka thënë qytetarëve të kësaj ane se ata edhe mund të shohin interesin e Vuçiq për këtë vend, duke parë edhe ndërtimet që po bëhen në atë që e quajti Kosovë dhe Metohi, shrkuan Gazeta Infokus.

“Njerëzit këtu e dinë që nuk janë vetëm dhe se Serbia po lufton për ta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që njerëzit ku do që jetojnë si në Mitrovicën e Kosovës e ashtu edhe në Beogtad që të votojnë në zgjedhje e t’i japin mbështetje Serbisë që të jetë më e fortë”.

Bashkë me Vesiqin ishin edhe disa kandidat për deputet në Serbi që vijnë nga partia e Vuçiq.

“Qyteti i Beogradit është me popullin e tij serb në Kosovë dhe Metohi, bashkë me nënkryetarin e bashkisë, z. Vesiq, i cili erdhi për të vizituar këtu popullin serb, për të vizituar punimet e objektet ku po investon qyteti i Beogradit. Si Beogradi ashtu edhe qytetet tjera në Serbi janë duke ndjekur politikën e zgjuar të Aleksandar Vuçiq”, ka thënë kandidati për deputet nga partia e Vuçiq, Milan Saviq.

E veç Vesiq e Saviq, Mitrovicën e Veriut e kanë vizituar edhe kandidatët Daniela Vujiciq e Ljubomir Mariq.


TË FUNDIT

TË FUNDIT