2.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Drejtori i Shëndetësisë ka një kërkesë urgjente për qytetarët e Vushtrrisë




Pas 8 rasteve të reja në Vushtrri, drejtori i Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komuna t’i ndalojnë vizitat familjare dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

Dje në këtë komunë janë konfirmaura edhe 24 raste të reja, ndërsa deri tani ka 107 raste aktive.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë,

Edhe 8 raste kontakti pozitiv në Covid 19 sot janë diagnostikuar nga komuna jonë (6 raste në Vushtrri, 1 në Akrashticë dhe 1 në Maxhunaj).

Ju lutem të respektoni rekomandimet mbajeni distancën, përdorin maska dhe dorëza, mbi të gjitha ndaloni vizitat familjare në këtë fazë.

Virusi nuk është lojë, kujdes në stilin e jetës, në situatë pandemie nuk duhet të sillemi si në situatë normale!


TË FUNDIT

TË FUNDIT