Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Kurti për masat e marra për reciprocitet ndaj Serbisë.
Kryeministri Avdullah Hoti propozoi që të shfuziqohen vendimet e datës 20 mars, 31 mars, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjen e sotme kundër këtij vendimi kanë votuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj.






