5.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Kurti me një premtim të madh: Do ta ndali ikjen e të rinjve nga Kosova, do të hapi vende pune

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës emigrimin e kosovarëve do ta ndal dhe atë do ta zëvendëson me punësime të reja për të rinjtë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti po thotë se emigrimi tek shqiptarët është fenomen pikëllues, por se atë do ta ndal si kryeministër duke hapur vende të reja të punës.

Ai ka bërë një premtim shumë të madh për kosovarët që po ikin nga vendi i tyre, duke thënë se si Qeveri në ardhje fokus kryesor do ta kenë ndalimin e emigracionit.

“Ne vetëm se kemi arritur të hapim temat dhe çështjet e rëndësishme. Nuk është se kemi arritur t’i mbyllim ato, por jam optimist që do të mund të bashkëpunojmë. Unë besoj që emigrimi tek shqiptarët është një fenomen pikëllues, sepse ne në Kosovë kemi pasur emigrim për shkak të shtypjes politike dhe shfrytëzimit ekonomik. Kemi pasur emigrim për shkak të luftës dhe tani për shkak të keqqeverisjes. Të ikë shqiptari nga shqiptari, natyrisht që na vjen shumë rëndë, andaj kemi programin tonë si qeveri e re që ta lidhim sistemin cilësor arsimor me tregun e punës. Ta lidhim edukimin me prodhimin, ta udhëzojmë hendekun e shkathtësive që ekziston dhe që konsiderojmë se do zëvendësojë emigrimin me punësim. Këtë do ta zbatojmë në Kosovë si qeveri. Nëse kjo mund të shërbejë në Republikën e Shqipërisë, aq më mirë. Definitivisht, në Kosovë është kthyer shpresa dhe është mundësi, nuk është garanci. Në Kosovë ka ngjarë entuziazmi i tretë pas atij të Çlirimit, të vitit 1999, dhe të Pavarësisë të vitit 2008, dhe ne këtë do ta mirëpërdorim, në mënyrë që ta përfshijmë qytetarin e Republikës në shkrimin e kapitullit të ri të Republikës së Kosovës, që populli i Kosovës, më 6 tetor e ka hapur me faqe të bardhë”, ka thënë Kurti për Ora News./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT