5.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Qysh në takimin e parë, Albin Kurti i kërkon Ramës heqjen e taksës së Rrugës së Kombit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës emigrimin e kosovarëve do ta ndal dhe atë do ta zëvendëson me punësime të reja për të rinjtë, shkruan Gazeta Metro.

Jo vetëm këtë, Kurti i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës heqjen e taksës së Rrugës së Kombit ndaj kosovarëve që ka bërë.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, tha Kurti për Ora News.

Po ashtu Kurti ka premtuar se me Ramën do të shpeshtojnë takimet mes vete dhe do të marrin vendime të reja./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT