9 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Mustafa: Jemi duke pritur aktgjykimin e plotë nga Kushtetuesja për thirrje të seancës



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se seanca për votimin e formimit të Qeverisë së re do të mbahet kur Gjykata Kushtetuese do të publikojë aktgjykimin e plotë në lidhje me dekretin presidentit Hashim Thaçi.

“Po e presim Aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për ta aktivizuar kërkesën e deputetëve të koalicionit, në krye me LDK-në, për thirrjen e Seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re”.

“Jo se nuk e kemi të qartë Aktgjykimin, por se jemi të interesuar të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha procedurat demokratike”.

Mustafa deklaroi se beson fuqishëm se Gjykata Kushtetuese ia mbajti anën Kushtetutës, jo Presidentit dhe jo interesit të asnjë subjekti politik.

“Jam i bindur se me këtë përgjegjësi, LDK dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit, të interesave madhore të vendit dhe të çdo qytetari, pavarësisht bindjeve të tij partiake, fetare apo përkatësisë etnike”.

“Marrja e përgjegjësive në këtë kohë të Pandemisë, të krizës ekonomike si pasojë e Covid-19, të krizës së marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, nuk është e lehtë për LDK-në dhe as për Qeverinë e ardhshme. Është një sakrificë për vendin. Një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike”.

“Besoj fuqishëm se Gjykata Kushtetuese ia mbajti anën Kushtetutës, jo Presidentit dhe jo interesit të asnjë subjekti politik. Por interesit të popullit, të mbështetur në aktin më të lartë juridik”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:




TË FUNDIT

TË FUNDIT