Në Klinikën Infektive janë të shtrirë gjithsej 12 pacientë të infektuar me virusin korona.
Kjo bëhet e ditur nga Raporti 24 orësh i Klinikës Infektive të cilin e ka publikuar zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, njofton Klan Kosova
Hoti në raport tregon se tetë pacientë janë në gjendje stabile, katër në gjendje më të rëndë, ku dy janë me oksigjenoterapi ndërsa dy në kujdesin intenziv.
Ky është postimi i Hotit:
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv).
3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19).





